22 Prill, 2026

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi në një romancë të fshehtë prej dy muajsh? Detajet e reja nxisin dyshimet për lidhjen e tyre


Kendall Jenner dhe Jacob Elordi janë vënë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, mes raportimeve se kanë kaluar kohë së bashku në mënyrë diskrete gjatë muajve të fundit.

kendall jener jacob elordi

Sipas revistes People, dyshja janë takuar shpesh gjatë kësaj periudhe dhe po njihen më mirë me njëri-tjetrin, duke shtuar spekulimet për një raport që mund të shkojë përtej miqësisë.

Interesi u rrit pas fundjavës së parë të Coachella, ku të pranishmit vunë re afrimitetin mes tyre. Megjithatë, as Jenner dhe as Elordi nuk kanë komentuar publikisht këto zëra.

Të dy janë pjesë e të njëjtave rrethe të njohura prej kohësh. Elordi ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së Jenner në vitin 2022, ndërsa më herët këtë vit janë parë duke biseduar gjatë festës së organizuar nga Vanity Fair pas ceremonisë së Academy Awards.

kendall jenner

Deri në këtë moment, përfaqësuesit e tyre nuk kanë dhënë një reagim zyrtar.

Në planin personal, Jenner ka qenë së fundmi në një lidhje me Bad Bunny, nga i cili u nda në fund të vitit 2023. Më herët, ajo ka pasur një lidhje me Devin Booker, si dhe është përfolur për romanca me Ben Simmons, Blake Griffin, A$AP Rocky dhe Harry Styles.

Pavarësisht interesit të madh mediatik, Kendall Jenner ka theksuar shpesh se zgjedh ta mbajë jetën private larg vëmendjes publike. Në një intervistë për Vogue Australia, ajo është shprehur se marrëdhëniet personale janë “shumë të shenjta” dhe se ekspozimi i tepërt mund t’i vështirësojë ato.

jacob elordi

Për momentin, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një lidhje të re apo thjesht për një miqësi në zhvillim.

© Panoramaplus.al