Ndryshimi i ri në look i Kendall Jenner është zjarr i nxehtë.

Kendall u shfaq në pasarelën e Prada-s gjatë Javës së Modës në Milano ku shkëlqeu si zakonisht. Por një gjë ishte ndryshe tek ajo… Ngjyra e re e flokëve!
Kendall u shfaq me një ngjyrë flokësh xhenxhefil, duke i kombinuar flokët e saj të zjarrtë me tone më të ftohta, ajo kishte veshur një fund të tejdukshëm ngjyrë argjendi, taka gri të Mary Jane dhe një xhaketë pufer ngjyrë blu i zbukuruar me pupla te supet. Makeup-i i Kendall nga Pat McGrath ishte minimal dhe i pastër.

Ndonëse fillimisht u tha se ky ndryshim i Kendall është vetëm për pasarelën dhe ka vendosur paruke ose bojë të përkohshme, në fakt duket se ajo ka në plan që tashmë të jetë ‘kokëkuqe’. Paparacët e kanë fotografuar atë në Milano ku është shfaqur me flokët e saj këtë herë të lëshuar.



Për të kujtuar disa nga paraqitjet më të mira të Kendall ndër vite, shihni fotot më poshtë:










© Panoramaplus.al

