Kendall Jenner është përfshirë në një aksident automobilistik. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga mediat rozë. Sipas informacioneve të dala thuhet që modelja e “Victoria Secret” ka qenë duke e ngarë vetë makinën kur është përfshirë në aksident.

Ngjarja ka ndodhur gjatë qëndrimit të Kendall në Kanë për “Festivalin e Filmit” dhe si pasojë e aksidentit, ajo nuk mori pjesë në “Fashion for Relief”, të organizuar nga Naomi Campbell.
Gjithashtu bëhet e ditur se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe se Kendall nuk ka marrë dëmtime të rënda nga përplasja.
© Panoramaplus.al

