Përse njerëzit shkojnë drejt divorcit? Kush kërkon divorc sot në Shqipëri gratë apo burrat? Statistikat sipas psikologes dhe avokates, gjatë 2017-ës në Gjykatën e Tiranës, tregojnë se 40 në 100 çifte kërkojnë divorc. E teksa theksojnë se rrjetet sociale kane një rol vendimtar ne këto ndarje.

‘‘Edhe FB është një shkak determinant që e përcakton ndarjen dhe zgjidhjen e martesës. Se ne jetojmë në një botë shumë virtuale, ndaj pjesa e ndryshimeve ka arritur që të artikulojë sa më shumë. Aktualisht flasim për shifra shumë alarmante. Pjesa e tradhtisë është një rast shumë evident por duhet theksuar se pjesa e tradhtisë është shkak i lidhur dhe që është edhe në funksion të të gjitha rrjeteve sociale si Instagrami dhe Facebook”,- tha psikologia Arlinda Shella, e ftuar në ‘’Pasdite në Top Channel.’’
“Nga rrjetet sociale, po jetojmë në një botë shumë të angazhuar, po jetojmë në moshën e internetit, por doja të sillja në vëmendje se ka raste që në mund të minimizonim shkaqet apo dëmet që sjellin në jetën tonë në rrjetet sociale. Edhe kur shkojmë në shtëpi ne jemi të varur nga celulari. Kjo sjell stres, se ka ndikim, përjetojmë edhe hallet edhe lumturinë e të tjerëve. Kur shohim një çift tjetër që shkojnë me pushime na duket sikur kanë një lumturi perfekte dhe na duket sikur e jona është duke u shkatërrua”,- tha avokatja Arjola Sheri Abdyli.
© Panoramaplus.al
