Për Hailey Bieber, termi “herët” është relativ. Modelja 24-vjeçare ka folur hapur për martesën me Justin Bieber, teksa pozonte për kopertinën e “Elle”.

Dyshja u martuan në vitin 2018, kur ishin në fillim të të 20-ve, dhe Hailey ka zbuluar se çfarë i shtyu që të merrnin këtë hap të rëndësishëm kaq shpejt, shkruan “People”.

“Ai ishte në një fazë të jetës kur mund të merrte vendime të tipit: ‘s’merrem më me vajzat, nuk bëj më budallallëqe. Kam hequr dorë nga festat e çmendura’”,- është shprehur Hailey për këngëtarin.

Ajo ka rrëfyer se para se të nisnin historinë e tyre të dashurisë, ata ishin miq shumë të mirë me njëri-tjetrin.
“Ne ishim shumë shokë përpara se historia të bëhej romantike. E dinim se kishim diçka që na lidhte dhe për atë çfarë donim për të ardhmen tonë. Flisnim shpesh për vendimin e martesës në moshë të re.

Diskutonim dhe donim një familje të madhe në moshë të vogël. I dinim këto gjëra pa ditur ende se donim të ishim me njëri-tjetrin. U martova kur isha vetëm 21 vjeç, 2 muaj para se të bëhesha 22, që është një moshë çmendurisht e re për diçka të tillë.

Duket qesharake kur e thua me zë të lartë, por për mua dhe Justin tingëllon ndryshe. Ne kemi përjetuar shumë gjëra për moshën që kemi. Të dy kemi jetuar aq sa të dinim se çfarë dëshironim”,- u shpreh modelja.

Sa i përket marrëdhënies së tyre aktuale, modelja është shprehur se si të gjithë çiftet kanë zënka, por gjithmonë ja dalin dhe se e shikon veten deri në përjetësi përkrah Justin-it.


