12 Maj, 2021

“Kemi pasur jetë të vështirë”- Albumi i ri i Dafina Zeqirit zbulon të pathënat për jetën e saj! Këngëtarja: Nuk kisha baba dhe…


Dafina Zeqiri po punon prej kohësh për të publikuar sa më shpejt albumin e titulluar “Dafinë Moj”.

dafina zeqiri (1)

Këngëtarja ka treguar se ky album është shumë i rëndësishëm dhe domethënës për të, sepse lidhet me jetën e saj personale.

dafina zeqiri (7)

Nëpërmjet një statusi të ripublikuar në Instastory, Dafina ka treguar se fëmijëria e saj nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi jetonte vetëm me dy motrat e tjera dhe mamin. Ajo nuk e kishte të atin dhe sfidat për të gjitha vajzat kaën qenë të mëdha.

dafina zeqiri (8)

Do të njihni një pjesë shumë të madhe timen në albumin tim ‘Dafinë Moj’. Ka pasur njerëz që më kanë thënë s`ke baba, s`ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot.

dafina zeqiri (2)

Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është me qenë vetëm goca në një familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e duhet me u rrit para kohe.

dafina zeqiri (5)

S’ke kohë me dalë si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë, për me u kujdes për njëri-tjetrin”, ka shkruar këngëtarja.

dafina zeqiri (3)

Vitin e kaluar, Zeqiri zbuloi se pjesë e këtij albumi do të jetë edhe nëna e saj, të cilën e filmoi edhe duke kënduar, duke i treguar të gjithëve talentin e saj të madh.

dafina zeqiri (6) dafina zeqiri (5) dafina zeqiri (2)

© Panoramaplus.al