Këtë javë, Maluma publikoi në llogarinë e tij në Instagram foton e barkut të rrumbullakosur të një vajze.

Këngëtari latin shfaqej me kokën e mbështetur tek barku i saj, ku shkruhej “#7DJ”.

Ai nuk dha asnjë shpjegim, duke i lënë fansat të aludonin se ndoshta do të bëhej baba. Por, kishte edhe nga ata që mendonin se ky postim ishte një paralajmërim për një projekt të ri muzikor.

Dy ditë më parë, Maluma festoi 27-vjetorin e lindjes dhe zbuloi se së shpejti do të publikojë një album të ri, i cili mban titullin “7 Ditë në Xhamajkë”, prandaj tek barku i vajzës shkruhej “#7DJ”.

“Kemi një djalë të ri. Quhet ‘7 Ditë në Xhamajkë” dhe është albumi im i ri. E kam bërë me shumë dashuri dhe dedikim dhe e di që tani që do jetë një hit. Faleminderit të gjithëve që keni besuar tek unë dhe që më keni lejuar të bëj art. Jam shumë i lumtur falë jush”, ka shkruar Maluma në një postim.

Albumi i tij përmban 7 këngë dhe 7 video, që janë publikuar në kanalin që ka në Youtube. Në gusht 2020 ai publikoi albumin “Papi Juancho” që rezultoi mjaft i suksesshëm.


