Modelja e njohur, Ashley Graham, duket se nuk e ka aspak problem të tregoj trupin e saj në rrjetet sociale pas lindjes së dy binjakëve.

Duke pozuar topless në banjën e saj, modelja e plus size ka treguar barkun me strija.
“Përshëndetje, bark i ri,” postoi ajo. “Kemi kaluar shumë. Faleminderit #3 muaj pas lindjes.”

Në serinë e fotove, 34-vjeçarja, pozon në pasqyrë ndërsa mbulon gjoksin e saj e veshur vetëm me të brendshme.
Postimi mori shumë komente pozitive nga të famshmit dhe fansat.
“Faleminderit që postove të vërtetën”, komentoi një fans. “Kjo i bën njerëzit që kalojnë të njëjtën gjë të ndjehen sikur nuk janë vetëm.”

Kjo nuk është hera e parë që modelja e ‘Sports Illustrated’ shfaq me krenari strijat e saj.
Me kalimin e viteve ajo ka qenë goxha aktive duke treguar trupin e saj në mediat sociale pa komplekse, si në dhjetor 2021 kur ajo ndau një fotografi të barkut të saj shtatzënë me mbishkrimin: “Justin thotë se strijat e mia duken si pema e jetës”.

Graham dhe bashkëshorti i saj Justin Ervin janë gjithashtu prindër të djalit dy vjeçar Isaac, dhe supermodelja postoi një video në shtator 2020 duke bërë një zemër rreth strijave nga shtatzënia e saj e parë.
“Kur shikoj strijat e mia të reja dhe ndryshimet nëpër të cilat ka kaluar trupi im, më kujton se, si gra, ne jemi të gjitha superheroina,” tha ajo për Elle në 2020.



