9 Shkurt, 2018

Kejvina provokon violinistin e njohur: Para se t’i biesh violinës, kujt i bie ti? (VIDEO)


Violinisti i njohur për performancat e tij në nivel ndërkombëtar, Olen Cesari do të jetë i ftuar nesër në “Xing me Ermalin”, ku do të japë një intervistë ndryshe e do të bëhet pjesë e lojërave në studio.

Por një nga momentet më komike të emisionit është kur Kejvina i bën Cesarit pyetjen e saj me spec, që do i habisë të gjithë.

“Para se t’i biesh violinës, kujt i bie ti?”, e pyeti Kejvina violinistin ndërsa Ermali shkakton shumë të qeshura në studio kur e merr modelen hopa duke e larguar.

Olen Çezari,Gaz Gjoka dhe Elton Mehaj neser në Xing me Ermalin???

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Por çfarë përgjigje do të kthejë Olen Cesari? Këtë na mbetet ta zbulojmë nesër në “Xing me Ermalin” ku do të jenë të ftuar edhe aktori brilant i skenës shqiptare Gaz Gjoka dhe organizatori i dasmave e menaxheri i VIP-ave, Elton Mehaj që do t’ju shkrijnë së qeshuri me historitë e bëmat e tyre.

 

 

© Panoramaplus.al