9 Dhjetor, 2019

Kejvina i mashtroi njerëzit për projektet në Itali? Ish velina rrëfen të vërtetën: Nuk doja të prisha raportet me…


pjimage - 2019-12-09T093106.368

Modelja Kejvina Kthella ka sqaruar të vërtetën e saj për projektet që kishte në Itali dhe që prej disa ditësh në media shkruhej se ajo ka mashtruar për këto.

“Kejvina pse i mashtron njerëzit? Ke një vit që thua do iki të bëj karrierë në Itali, dhe ndërkohë ke një vit që je në Shqipëri,” ka qenë pyetja që Ervin Kurti i ka bërë ish-velinës, e ftuar në “E diell”, të cilës Kejvina i dha këtë përgjigje”

“Në fakt unë nuk kam mashtruar kurrë asnjeri. Unë kam patur projektet e mia në Itali, dhe pastaj më është kërkuar që të marr pjesë në “Dance With me” dhe meqë unë nga Shqipëria dhe “Xing me Ermalin” jam kjo që jam, nuk doja të prishja raportet me TV Klan dhe me Shqipërinë time,” është përgjigjur modelja bukuroshe, ndërkohë që ka theksuar se ende ekzistojnë projektet në Itali.

Ervin Kurti e ka pyetur më pas Kejvinën se si ka mundësi që kur hyn me emrin e saj në Google del më shumë “Kejvina para dhe pas operacioneve plastike”.

Konkurrentja e “Dance With me”, nuk i është përgjigjur në mënyrë direkte gazetarit, por tha se shqiptarët janë thjesht kuriozë e se do vazhdojnë të google-ojnë e do gjejnë gjithmonë diçka të re.

Kejvina ka folur gjithashtu edhe për marrëdhënien me mediat online, për të cilat ka reaguar e revoltuar së fundmi në Instagram. Ajo u shpreh se ka shpërthyer kundër gazetarëve për shkak të presionit që ata bëjnë me gjërat që shkruajnë, pa e menduar gjatë dëmin psikologjik që shkaktojnë.

kejvina547351212_1009043325955870_8305262910603922989_n

© Panoramaplus.al