25 Tetor, 2017

Kejsi Tola bën revolucion, pozon në shesh pa të brendshme


Kejsi  Tola  humbi  kilogramë  për  këngën “Iceberg”  në  “Kënga  Magjike”,  ajo  vazhdon  të  ushtrohet  intensivisht në palestër për të pasur linja elegante dhe të tonifikuara. Artistja ka realizuar një set fotosh të reja në sheshin përballë Universitetit Politeknik  të  Tiranës. Pozat e artistes  nisën nga ambientet  e brendshme të Universitetit të Arteve, ku Kejsi ndjek studimet e larta për  të  vazhduar  me  sheshin  përballë,  ndërsa  ajo  parakaloi  me  një kostum të bardhë të veshur pa të brendshme.

Kejsi, e cila ka si armë të fortë të fizikut këmbët, këtë herë e ka vendosur fokusin te gjoksi. Ajo ka tërhequr  vëmendjen e kalimtarëve, pasi  ka  pozuar  edhe  me një  qen  për  dore,  si  për  të  shprehur me foto sensibilizimin  kundër keqtrajtimit të kafshëve.  E  përkushtuar  në  koncertet  “live”,  Kejsi pak kohë më parë ka folur për mediat rreth përkushtimit të saj për të pasur  trup  në  formë.

“Aktivitet  fizik  bëj  shumë  rregullisht,  pothuajse përditë nga 30 minuta vrap në ditë dhe palestër. Sinqerisht nuk e di sa kilogramë peshoj, sepse kam hequr dorë nga fiksimi për çdo gram  të  shtuar.  Thjesht  mundohem  të  ha  shëndetshëm pa e kufizuar veten, ama edhe pa e tepruar gjithmonë. Pyetjes nëse i pëlqen të  jetë  shumë  elegante  apo  paksa  e  kolme,  Kejsi  i  është  përgjigjur :“Unë dua të dobësohem edhe pak, por jo shumë. Më pëlqen të jem edhe  pak  më  e  hollë,  por  e  tonifikuar,  prandaj  vazhdoj  palestrën”. /Panorama/

© Panoramaplus.al