Majlinda Bregu është një nga politikanet shqiptare që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për qëndrimet e saj, por gjithmonë e vlerësuar edhe si një nga politikanet më fashioniste dhe më ‘in’ përsa i takon look-t dhe të qenit në formë.

Duket se po këtë bukuri e ka trashëguar edhe Kejda, vajza e saj , e cila sikundër na njohu disa ditë më parë me një postim të sajin në Instagram është duke qëndruar në Belgjikë. Mesa duket qëndrimi i saj në Belgjikë do të jetë afatgjatë, sepse ajo do të nis atje studimet.

Ish-deputetja ka filluar ta ndjejë mungesën e të bijës që tani dhe ka bërë sot një postim shumë emocionues. “Ne qeshim, ne qajmë. Kejda, bebja ime përgjithmonë”, shkruan Majlinda Bregu krahas fotos ku shfaqet me të bijën.
© Panoramaplus.al
