15 Shkurt, 2021

“Keisit nuk i vijnë as tek thembra vajza si ty”- Roza Lati i ofendoi partneren, reagon ashpër Stresi: S’mund të …


Skeçi i Stresit në krevat me Roza Latin, që risillte në vëmendje momentin kur reperi u kap në shtrat me një femër, bëri bujë në media vitin e kaluar.

Partnerja e Stresit nuk e priti aspak mirë dhe u shpreh se moderatorja i cenoi jetën private, si edhe u tall me vuajtjen e saj.

Por duket se inatet mes Roza Latit dhe Keisit nuk kanë kaluar. Gjatë një interviste në emisionin “Rudina”, moderatorja u bë pjesë e një loje ku personazhe të showbizz duhej ti krahasonte me një emoji.

Teksa në ekran iu shfaq një foto e çiftit, ajo zgjodhi emojin e zemrës për Stresin, ndërsa emojin e jashtëqitjes për Keisin.

“Apapa për Stresin e kam këtë zemrën sepse Stresi është si zemër, është djalë shumë korrekt dhe djalë shumë i mirë. Kurse për atë vajzën ka ngelur kjo, emoji i jashtëqitjes. Nuk do doja t’i vija këtë, do të doja t’i vija këtë emojin e inatit, por kjo ka ngelur për reagimin e saj ekstrem kot pa lidhje që pati për skeçin që kam bërë me Stresin, por disa njerëz, disa gjëra i bëjnë edhe për vëmendje dhe për fame”- u shpreh ajo.

Pas deklaratës së Roza Latit, reagoi ashpër reperi, i cili në një postim në Instagram i drejtohet duke i thënë: “Femra si ti nuk i vijnë as tek thembra e këmbës Keisit”.

Më pas e pyeti moderatores sesi do ndihej nëse do i ofendonte mamanë, aktoren Rita Lati.

“Roza si do të ndiheshe nëse të ofendoj nënën ty? S’mundem të të ofendoj të dashurin, cilin i bie të ofendoj dy tre emra. Keisit nuk i vijnë as tek thembra vajza si ty”- shkroi ai.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al