24 Janar, 2024

“Ke thyer rregullat”-U arratis nga vendi ku ishte mbyllur si dënim prej “Big Brother”, Juli ‘qorton’ Vesën: Po pse dole, do të na dënojnë të gjithëve….


Juli, Ledjona dhe Fationi kanë qortuar Vesën për veprimin që bëri para pak minutash duke u arratisur nga kazerma.

Kanë qenë Meritoni dhe Romeo ata që e kanë shtyrë Vesën për të bërë këtë veprim teksa kjo e fundit shprehet se nuk e mendoi gjatë dhe iu duk si sfidë.

Nga ana tjetër Juli nuk bie dakord me veprimin e saj duke u treguar i ashpër me konkurrenten pasi ai mendon se nga mosbindja e grupit të dënuar ndaj “big brother” do ti paralizojë të gjithë.

Pjesë nga biseda:

Juli: Pse dole moj, cila është arsyeja? Nuk del dot nga aty

Vesa: Romeo mendoj se është lojë edhe unë e mora si lojë

Juli: Po lëre tani, ata na kanë dhënë urdhër të mos ju flasim fare ju

Fationi: Ideja ishte se ne kishim të drejtë t’ju flisnim juve vetëm nëse keni nevojë për diçka

Lediona: Dhe ju të silleshit sa më mire dhe të ktheheshit sa më shpejt

Juli: Po pse e prishët lojën?

Vesa: Pse dënohem?

Ledjona: Po ju thyet rregullat, nuk i dihet

Juli: Ishalla nuk na dënojnë të gjithëve me këtë muhabet

© Panoramaplus.al