16 Janar, 2021

“Ke qenë shumë i shtrenjtë për ne”- Çiljeta Xhilaga humb personin e afërt të familjes


Një nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptar në SHBA, Skënder Xhilaga, u nda dje nga jeta në moshën 84-vjeçare.

ciljeta xhilaga (7)

Sipas vajzës së tij, Emilie Xhilaga, inxhinieri ndërroi jetë në Kosta Rika, ku kishte udhëtuar për të kaluar Vitin e Ri.

Çiljeta Xhilaga, këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur lidhje gjaku me të ndjerin.

ciljeta xhilaga (3)

Këtë e ka zbuluar vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku i ka dhënë edhe lamtumirën e fundit.

Ajo publikoi në Instastory foton e një lajmi të shkruar për të ndjerin, krahas së cilës shkroi:

ciljeta xhilaga (5)

Lamtumirë, ke qenë shumë i shtrenjtë për ne! Xhaxh Skënder Xhilaga qofsh i Xhenetit!”.

Skënder Xhilaga ishte një inxhinier dhe ndërtues i njohur, një aktivist i shquar i çështjes kombëtare në SHBA.

ciljeta xhilaga (2)

Gjurmët e punës së tij madhështore në ndërtim ndodhen në shumë prej kryeveprave arkitekturore dhe ndërtesave më të famshme në New York City.

Ndërmjet tyre: Kullat Dag Hammersjkold, Qendra rezidenciale dhe tregtare “The Epurio”, Javits Convention Center, Lincoln Center for the Performing Arts, Mt Sinai Hospital, Madison Square Garden, etj.

ciljeta xhilaga (1)

Veprat e punës së tij shkojnë përtej kufijve amerikanë. Ai ka ndërtuar Hotelin “Kempinsky Hotel” (Pallati Ciragan) në Stamboll. Universitetin e Riadit në Arabinë Saudite etj.

Gjithashtu, ka rithemeluar Shoqatën “Miqtë e Shqipërisë”, ka bashkëthemeluar Dhomën Shqiptaro Amerikane të Tregtisë, me qendër në New York si dhe Këshillin Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) duke shërbyer si një nga anëtarët themelues të bordit.

© Panoramaplus.al