Çifti i famshëm, Chiara Ferragni dhe Fedez, do të bëhen prindër për herë të dytë shumë shpejt, pasi blogerja do të sjellë në jetë një vajzë.

Ditën e sotme, Chiara zbuloi se ka hyrë tashmë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

Por, madhësia e barkut të saj duket se nuk i ka pëlqyer aspak fansave, të cilët nuk i kanë kursyer komentet negative.

Ata kanë pritur një bark më të madh për muajin e gjashtë dhe ia kanë vënë në dukje këtë gjë.

Komentuesit kanë shkruar për Chiara-n se barku i saj është shumë i vogël dhe se më shumë ka gjoks sesa bark.

“Ti në muajin e gjashtë je si unë pasi kam ngrënë 3 copa picë. Dy fare!”- shkruante një ndjekës.
“Kemi të njëjtin bark, ndërsa unë nuk jam në pritje të ëmbël,”- shkruante një tjetër.
“Fantastike! Ke më shumë gjoks sesa bark. Pavarësisht shakave, bark i mrekullueshëm.”- shkruante një tretë.

Megjithatë, fansat kanë filluar të bëjnë edhe sugjerime për emrin e vogëlushes.

Më i votuari mes tyre është Aurora, ndërsa pas saj vijnëPeppina dhe Genara.
© Panoramaplus.al
