Këngëtarja e njohur Katy Perry përjetoi një moment të sikletshëm gjatë koncertit të saj të fundit në Las Vegas, por reagimi i saj plot humor dhe profesionalizëm e ktheu incidentin në një ndër pikat më të përfolura të natës.

Ndërsa performonte hitin e saj “Part of Me” nga viti 2010, reçipetat metalike që kishte veshur u thyen në pjesën e pasme teksa ajo lëvizte në skenë. Reagimi i këngëtares ishte i menjëhershëm dhe plot ironi.
“Oh, reçipetat e mia po bien!”, bërtiti ajo gjatë performancës, duke mos ndaluar kërcimin.
Një prej anëtarëve të stafit u ngjit menjëherë në skenë për ta ndihmuar dhe për t’i rregulluar pjesën e prishur të veshjes.
“Patrick, më vish përsëri reçipetat!”, tha ajo me të qeshur.
Në një koment që shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje nga publiku, Perry shtoi: “Nuk keni paguar mjaftueshëm për të më parë lakuriq!”
Spektakli vazhdoi pa asnjë pengesë të mëtejshme, duke treguar edhe një herë përkushtimin dhe profesionalizmin e yllit të muzikës pop, e cila është aktualisht në turin “Lifetimes Tour”.
© Panoramaplus.al@the.tiser The bra that got away? 😬 Singer Katy Perry suffered a major wardrobe malfunction that required some running repairs during a performance in Las Vegas 🎤 The Fireworks singer was running around on the stage while singing her hit Part of Me when her mic pack appeared too heavy for the tiny strap. Seemingly popping open, Perry abruptly halted on the stage during her Lifetimes tour. Read more at the link bio. #katyperry #lifetimestour #fyp #foryoupage #wardrobemalfunction ♬ original sound – The Advertiser

