14 Tetor, 2020

Katër vite pas ndarjes së tij nga jeta, Sara Hoxha zbulon çfarë e lidh me artistin e ndjerë: Krenohesha kur thoja që jam…


Ditën e djeshme, mjeshtri shqiptar i cirkut, Telat Agolli, ka bërë plot 4 vite që ka ndërruar jetë.

sara hoxha (1)

Por, Sara Hoxha zgjodhi këtë ditë për të na treguar se çfarë e lidh me artistin e ndjerë. Nëpërmjet një postimi në Instastory, ajo zbuloi se Telati ka qenë gjyshi i saj.

sara hoxha (1)

Janë bërë 4 vite tashmë dhe unë ende nuk mund ta besoj që nuk je më me ne. Ti je legjenda jonë dhe do të jesh gjithmonë gjysh!,”- shkroi Sara krahas fotove të gjyshit, nga koha kur punonte në Cirkun Kombëtar.

sara hoxha (4)

Krenohesha kur thoja që jam mbesa jote”,- shkroi ajo në një foto tjetër.

sara hoxha (5)

Telat Agolli ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare në SHBA. Ai ishte ndër të parët artistë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranës, në vitin 1952, si profesionist.

sara hoxha (6)sara hoxha (3)sara hoxha (2)sara hoxha (2)sara hoxha (4)sara hoxha (5)

© Panoramaplus.al