16 Dhjetor, 2020

Kate Middleton do bëhet sërish teze, motra e saj e vogël në pritje të fëmijës së dytë


Pippa Middleton raportohet se është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Motra e vogël e Kate, dukeshës së Kembrixhit, tashmë ka një djalë 2-vjeçar të quajtur Arthur me bashkëhortin James Matthews.

Foshnja që pritet të vijë në jetë së shpejti do bëjë sërish Kate Middleton teze. Dukesha është nënë e tre fëmijëve, Princit George, 7 vjeç, Princeshës Charlotte, 5 vjeç dhe Princit Louis 2-vjeçar me bashkëshortin, Princ William.

‘Pippa dhe James janë të entuziazmuar, është një lajm fantastik mes një viti të vështirë. E gjithë familja është e lumtur,’- tha një burim pranë familjes.

Çifti, që u martua në 2017 dhe jeton në Londër, besohet se është afër blerjes së një prone prej 72 hektarësh të quajtur Park Bucklebury Farm në Berkshire, e cila është afër shtëpisë së familjes Middleton.

/Panoramaplus.al

LONDON, ENGLAND – JUNE 27: Pippa Middleton (L) and James Matthews attend The Miles Frost Fund party at Bunga Bunga Covent Garden on June 27, 2017 in London, England. (Photo by David M Benett/Dave Benett/Getty Images)

© Panoramaplus.al