13 Qershor, 2025

Kate Cassidy dhe kujtimet e paharruara me Liam Payne, influencerja ndan homazhin prekës


Kate Cassidy, e dashura e të ndjerit Liam Payne, ka ndarë një homazh prekës për ish-anëtarin e grupit ‘One Direction’, duke publikuar disa nga kujtimet më të bukura nga lidhja e tyre.

Influencerja 26-vjeçare publikoi në Instagram disa fotografi të papostuara më parë, të cilat i ruan në një tavolinë si simbol dashurie dhe kujtese.

Në mesin e imazheve, ndodhej një foto intime e çiftit nga Disneyland, një tjetër nga një ditë e lumtur jashtë, dhe një foto Polaroid prekëse e Liamit me mesazhin “Të dua”, një kujtim që Kate e konsideron të pazëvendësueshëm.

Kam shumë foto të preferuara, por këto i mbaj gjithmonë në tavolinën e kafes. Duhet t’i fus në korniza…”, shkroi ajo në një përgjigje në “Ask me questions”.

Liam Payne ndërroi jetë në mënyrë tragjike në moshën 31-vjeçare, në tetor të vitit të kaluar në Argjentinë, duke lënë pas një zbrazëti të thellë tek të afërmit, miqtë dhe miliona fansa anembanë botës. Që prej asaj kohe, Kate ka zgjedhur ta ndajë dhimbjen e saj përmes momenteve të heshtura por kuptimplota, duke mbajtur gjallë kujtimin e një dashurie që nuk u zbeh kurrë.

 

© Panoramaplus.al