Një nga këngëtarët në të dashur dhe përfolur, ka vendosur t’i japë një emër tjetër lidhjes me të dashurën e tij. Kastro Zizo ka vendosur të fejohet dhe një gjë të tillë e ka bërë të ditur publikisht nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjetin e tij social “Instagram”.
Në foto këngëtari shihet i ulur në gjunjë teksa i ka propozuar për martesë të dashurës së tij simpatike dhe i vë unazën në gisht. Në fakt nuk e dinim Kastron kaq romantik dhe të bënte një veprim të tillë, por mesa duket këngëtari është mjaft i dashuruar.

Kujtojmë se këngëtari ka edhe një djalë nga martesa e tij e parë, lidhje e cila ka përfunduar me divorc disa vite më parë. Ajo që ka rëndësi është se Kastro e ka rigjetur dashurinë e tij dhe shumë shpejt mund të na surprizojë edhe më ndonjë dasmë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
