Antonio Kasano, tashmë një lojtar pa ekip dhe me shumë gjasa drejt tërheqjes, është me të vërtetë me fat që ka në krah një bashkëshorte si Karolina Marcialis.

Ish-romanisti ka qenë në Romë për të përshëndetur trajnerin Di Françesko dhe lojtarët në prag të sfidës kundra Barcelonës. Ndërkohë Karolina ka postuar disa foto në rrjetet sociale ku duket me të vërtetë në formë.

Kujtojmë këtu që ajo është nënë e dy fëmijëve, megjithatë nuk e ka lënë pas dore sportin dhe këtë e tregojnë linjat e saj pothuajse perfekte.

© Panoramaplus.al

