11 Mars, 2025

“Kapitull tjetër”- Në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të parë, Ish-Miss Universi ndan lajmin e veçantë me ndjekësit


Olivia Culpo dhe Christian McCaffrey do të bëhen prindër. Modelja dhe lojtari 28-vjeçar i San Francisco  njoftuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, përmes një postimi në Instagram.

Kapitulli tjetër: Mëmësia ”, ka shkruar Culpo, duke e shoqëruar postimin me imazhe bardh e zi nga fotosesioni i saj profesional i shtatzënisë.

Në foto, Miss Universe 2012 shfaqet me një fustan të rrjedhshëm, e gjunjëzuar, ndërsa ka vendosur dorën nën bark.

Çifti u martua në qershor 2024 dhe teksa ka folur për Vogue pak para dasmës së saj, aktorja kishte theksuar rëndësinë e të pasurit fëmijë si një “bashkim i shenjtë”.

“Është fillimi i pjesës tjetër të jetës. Është bashkimi dhe lidhja e dy njerëzve përgjithmonë,” ishte shprehur Olivia,

Fituesja e Miss Universe kishte treguar gjithashtu se donte të fillonte përpjekjet për të pasur fëmijë menjëherë pas martesës me yllin e NFL.

© Panoramaplus.al