Kompania e famshme “Prada” njofton se ka bërë një marrëveshje përfundimtare për të blerë “Vesace” nga Capri Holdings, për një shumë parash prej 1.25 miliardë euro.

“Ne jemi të lumtur të mirëpresim Versace në Grupin Prada dhe të fillojmë një kapitull të ri për një markë me të cilën ne ndajmë një angazhim të palëkundur ndaj kreativitetit, kujdesit ndaj produktit dhe një trashëgimi të fortë kulturore,” deklaroi në një postim Patrizio Bertelli, president dhe drejtor ekzekutiv i grupit Prada.
“Qëllimi ynë është t’i japim vazhdimësi trashëgimisë së Versace, duke festuar dhe rinterpretuar estetikën e saj të guximshme dhe të përjetshme, ne do të ofrojmë një platformë solide, të forcuar me kalimin e viteve nga investimet e vazhdueshme industriale dhe të shpërndarjes. Organizata jonë është e gatshme dhe e pozicionuar mirë për të shkruar një faqe të re në historinë e Versace, duke shfrytëzuar vlerat dhe konfidencën e grupit,” shtoi ai.
“Jam absolutisht e kënaqur që Versace po i bashkohet familjes Prada. Gianni dhe unë kemi pasur gjithmonë admirim të madh për Miuwia, Patrizio dhe familjen e tyre. Jam i nderuar të lë shtëpinë në duart e një biznesi familjar italian të besuar dhe jam gati të mbështes këtë epokë të re për markën në çdo mënyrë të mundshme,” u shpreh Donatella Versace në një postim në rrjetet sociale.
© Panoramaplus.al
