25 Shkurt, 2022

Kanye West zyrtarizon lidhjen e re? Shfaqet sërish me sozinë e Kim Kardashian, Chaney Jones


Duket se Kanye West ka një partnere të re pasi është parë sërish me Chaney Jones, e cila duket se ka imituar Kim Kardashian herë pas here me stilin e saj.

Së fundmi ata janë fotografuar në Miami duke bërë pazar dhe duke drekuar. Chaney u shfaq e veshur nga koka te këmbët me një kostum të zi, syze dielli, çantë të zezë dhe një pale atlete të zeza të Yeezy, një veshje me të cilën Kim është shfaqur në shumë raste. Duhet të theksojmë gjithashtu, Chaney hoqi dorë flokët e lëshuar siç i mban zakonisht dhe i bëri topuz, ashtu si Kim në Milano këtë javë.

kim kardashian chaney jones

Kjo është hera e dytë që i shohim të dy së bashku në 2 ditë. Chaney ishte gjithashtu edhe në prapaskenë në festën e dëgjimit  të “Donda 2” në Miami të martën. Gjatë shfaqjes, ajo kishte vendosur të njëjtat syze dielli që Kim kishte veshur gjatë një feste dëgjimi për “Donda” në Atlanta në 2021.

Ndryshe nga e dashura e fundit e Kanye, Julia Fox, Chaney nuk ka folur për marrëdhënien e tyre të re në dukje, teksa pasi u fotografuan edhe në Miami edhe në Atalanta bashkë, mediat e huaja shkruajnë se nuk ka vend për dyshime se tashmë janë bashkë.

Kjo dalje e tyre publike vjen vetëm pak orë pasi në media u publikuan dokumente që Kim i ka dërguar gjykatës ku pretendon se postimet e fundit të Kanye në mediat sociale për familjen e tyre kanë shkaktuar “shqetësim emocional” dhe kërkonte divocin sa më parë nga reperi.

Pas gati shtatë vitesh martesë, Kim paraqiti kërkesën për divorc shkurtin evitit të kaluar. Dyshja fillimisht mbajti një marrëdhënie të mirë pas ndarjes por gjërat u bënë të vështira mes tyre me kalimin e kohës.

Kim Kardashian and Kanye West Together

 

 

© Panoramaplus.al