13 Prill, 2021

Kanye West reagon 7 javë pas kërkesës për divorc nga Kim Kardashian,  reperi bie dakord që të …


Kanye West ka rënë dakord me Kim Kardashian West se duhet të kenë kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre, dhe asnjëri prej tyre nuk ka nevojë për mbështetje bashkëshortore.

Avokatët e West paraqitën përgjigjen e tij në Gjykatën e Lartë në Los Anxhelos të premten, shtatë javë pasi bashkëshortja e tij nisi procesin e divorcit.

Reperi ra dakord që martesa duhet të marrë fund për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre dhe që të dy duhet të ndajnë kujdestarinë e fëmijëve: North 7-vjeçe; Saint, 5 vjeç; Çikago, 3; dhe Psalm, i cili mbush dy vjeç muajin e ardhshëm.

Sipas dokumenteve të paraqitura nga ylli i televizioneve më 19 shkurt, të dy kanë një marrëveshje paramartesore.

Lajmi se çifti i famshëm do të ndaheshin shkaktojë bujë në media. Kjo është martesa e parë për reperin, ndërsa e treta për Kim Kardashian.

Nuk dihet nëse 40-vjeçarja do të kërkojë që në përfundim të procesit të divorcit të mbajë mbiemrin e Kanye West, apo jo.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al