15 Janar, 2021

Kanye West në krizë financiare, princi saudit i ofron 10 milion dollarë për një natë me Kim Kardashian!


Reperi i famshëm Kanye West ka deklaruar se ka hyrë në një krizë të madhe ekonomike dhe ka kërkuar ndihmë.

kim kardashian, kanye west, princi saudit (4)

Ai ka treguar se është në një borxh prej 53 milion dollarësh dhe u shpreh se do të pranonte çdo ndihmë nga miliarderë të tjerë, raporton “World News Daily Report”.

West kërkoi 1 milion dollarë nga Mark Zuckerberg për të vazhduar punën e tij në art. Ndërkohë, një tjetër miliarder i është ofruar për ndihmë, por me një kusht.

kim kardashian (8)

Princi Saudit Mohammed është shprehur se do t’i japë reperit 10 milion dollarë nëse ai do t’i lërë për një natë partneren (në divorc e sipër), Kim Kardashian.

kim kardashian, kanye west, princi saudit (2)

Nuk më intereson aspak muzika apo veshjet e tij, por gruaja e tij është një aset i paçmuar. Unë do t’i paguaja 10 milion dollarë ose më shumë vetëm për të kaluar një mbrëmje me të”,- tha princi.

kim kardashian (9)

Ndërkohë, s’kemi ende asnjë reagim nga çifti West-Kardashian.

kim kardashian (6)

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj kohe. Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se tashmë presin që të shkojnë zyrtarisht drejt divorcit.

kim kardashian, kanye west, jeffree star (11)

Është mësuar se Kanye ka vendosur që të nisë një jetë të re në Europë. “Mirror” bëri të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.

kim kardashian4

Por, duket se edhe Kim i ka planet e qarta për periudhën e re që e pret. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ajo do i përkushtohet bizneseve dhe realizimit të ëndrrave të saj.

kim kardashian kylie jenner (1)

Ndonëse është shumë e mërzitur nga përfundimi i “The Keeping Up With the Kardashians”, Kim është tejet e emocionuar për punën me Hulu’.

© Panoramaplus.al