Kanye West mund të pësojë një tjetër goditje financiare, ndërsa gruaja e tij, Bianca Censori, është në shok për shpërthimin e tij antisemitik në X.

Censory koshte vendosur të luante në nj film fiction që po xhirohet pjesërisht në Japoni, bashkëprodhuar nga West, i cili thuhet se do të fokusohej në trupin e femrës, por ajo aktualisht ka ngrirë pjesëmarrjen e saj në xhirime, shkruan Daily Mail.
“Bianca është thellësisht e lënduar nga veprimet e Ye dhe nuk i mbështet ato fare. Ajo është e tmerruar nga ajo që ai ka bërë, si dhe shumë njerëz të tjerë të afërt me të ”, ka thënë një burim.
Gruaja e Kanye West po përpiqet të rikuperohet nga shpërthimi i tij në X, ku ai postoi një sërë komentesh antisemite, homofobike dhe seksiste.
Madje thuhet se filmi është financuar nga vetë çifti. Xhirimet në Japoni përfunduan së fundmi, por do të vazhdonin në një vend të pazbuluar. Tani, projekti është ngrirë, me të ardhmen e tij të pasigurt nëse Censory nuk kthehet.
“Situata është në një ngërç, pasi dy prodhues të projektit janë gati të largohen për shkak të deklaratave antisemite të West. Me ndërprerjen e prodhimit për shkak të refuzimit të Biankës, e ardhmja mbetet e pasigurt.”
Kanye West e kishte përmendur filmin e tij në X pak orë pas paraqitjes së shumëpërfolur të çiftit në tapetin e kuq të Grammy-t , ku Censory u ktheu shpinën fotografëve, hoqi pelerinën e saj të leshit dhe zbuloi trupin e saj të zhveshur nën një fustan të tejdukshëm ngjyrë lëkure.
© Panoramaplus.al
