Reperi Kanye West dhe stilistja Bianka Censori thuhet se po i japin fund martesës së tyre, vetëm 11 ditë pas skandalit ku Bianka u shfaq e zhveshur në tapetin e kuq të Grammy 2025, shkruan Daily Mail.

Përflitet se dyshja kanë rënë dakord që pas divorcit, Censori të marrë nga reperi një pagesë prej 5 milionë dollarësh, pas kësaj martese të shkurtër e cila filloi në dhjetor të vitit 2022.

Burime të afërta për reperin konfirmuan se çifti janë ndarë tashmë dhe po presin gjyqin për t’i dhënë fund martesës.
Mësohet se Bianka, momentalisht do të qëndrojë në shtëpinë e tyre prej 35 milionë dollarësh në Los Angeles.

Ndërsa përsa i përket Kanye, nuk dihet se ku është. Disa besojnë se ai mund të kthehet në Tokio.
Kujtojmë që Bianka u duk e shqetësuar gjatë shfaqjes së saj në Grammy 2025, ku nga një lexues buzësh, tha se reperi e kishte udhëzuar atë sesi të hiqte pallton e saj të leshtë dhe të tregonte mini-fustanin e saj te tejdukshëm i cili i tregonte cdo pjesë intime të trupit.

Një ngjarje kjo e cila bëri bujë në mediat sociale dhe jo vetëm.
Pas kësaj u mësua se Censory koshte vendosur të luante në një film fiction që po xhirohet pjesërisht në Japoni, bashkëprodhuar nga West, i cili thuhet se do të fokusohej në trupin e femrës, por ajo aktualisht ka ngrirë pjesëmarrjen e saj në xhirime, shkruan Daily Mail.

“Bianca është thellësisht e lënduar nga veprimet e Ye dhe nuk i mbështet ato fare. Ajo është e tmerruar nga ajo që ai ka bërë, si dhe shumë njerëz të tjerë të afërt me të ,” ka thënë një burim.

Gruaja e Kanye West po përpiqet të rikuperohet nga shpërthimi i tij në X, ku ai postoi një sërë komentesh antisemite, homofobike dhe seksiste.

Madje thuhet se filmi është financuar nga vetë çifti. Xhirimet në Japoni përfunduan së fundmi, por do të vazhdonin në një vend të pazbuluar. Tani, projekti është ngrirë, me të ardhmen e tij të pasigurt nëse Censory nuk kthehet.
“Situata është në një ngërç, pasi dy prodhues të projektit janë gati të largohen për shkak të deklaratave antisemite të West. Me ndërprerjen e prodhimit për shkak të refuzimit të Biankës, e ardhmja mbetet e pasigurt.”
Kanye West e kishte përmendur filmin e tij në X pak orë pas paraqitjes së shumëpërfolur të çiftit në tapetin e kuq të Grammy-t, ku Censory u ktheu shpinën fotografëve, hoqi pelerinën e saj të leshit dhe zbuloi trupin e saj të zhveshur nën një fustan të tejdukshëm ngjyrë lëkure.
© Panoramaplus.al
