Një “rrëfim” i papritur publik nga Kanye West përmbys, ose të paktën përpiqet të përmbysë, imazhin që ai ka ndërtuar kohët e fundit .

Ye, siç ka zgjedhur tani të quhet, deklaron se “ka mbaruar me antisemitizmin”, ai kërkon falje për dhimbjen që shkaktoi dhe i bën thirrje botës të ndajë paqe dhe dashuri, menjëherë pas këngës “Heil Hitler” dhe deklaratave të tij ekstreme.

Reperi po përpiqet të tregojë pendimin e tij dhe t’i bindë ndjekësit e tij se po e ndryshon stilin e jetës që tani e tutje. Në një seri postimesh në Twitter, Kanye West deklaroi se ai “i do të gjithë njerëzit” dhe se “ka mbaruar me antisemitizmin”.
Reperi, i cili shpesh ka qenë në qendër të kritikave të ashpra vitet e fundit për deklaratat e tij antisemite dhe provokuese, bëri një deklaratë të pazakontë mbrëmjen e së enjtes, më 22 maj teksa shkroi : “I dua të gjithë njerëzit. Zoti im, më fal për dhimbjen që shkaktova. I fal ata që më shkaktuan dhimbje.”
Siç e shpjegoi ai, transformimi i tij i brendshëm u shkaktua pas një video-telefonate me fëmijët e tij: “Sapo mora një telefonatë në FaceTime nga fëmijët e mi dhe dua ta shpëtoj botën përsëri. Ndani paqen. Ndani dashuri,” tha ai.
Mbetet për t’u parë nëse ky është një mohim i sinqertë apo një tjetër kthesë në imazhin publik kontrovers të Kanye West. Megjithatë, postimi i tij ka shkaktuar tashmë një valë reagimesh dhe komentesh të ndryshme në rrjetet sociale.
© Panoramaplus.al

