27 Nëntor, 2019

“Kanë vuajtur kaq shumë këto ditë”, Papa lutet për shqiptarët: Zoti e bekoftë këtë popull!


Papa Francesco, nga sheshi i Shën Pjetrit ka shprehur solidarizim me popullin shqiptar, pas trërmetit të rëndë 6.4 ballë, që pasoi dhjetëra viktima.

papa1

Teksa shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave, Papa thotë se shqiptarët janë populli që ai do shumë, ndërsa Shqipëria ka qenë vendi i parë që ka dashur të vizitojë.

“Dëshiroj t’i dërgoj përshëndetjen dhe afërsinë time popullit shqiptar që ka vuajtur aq shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë i Evropës që kam dashur të vizitoj. Jam afër viktimave, lutem për të vdekurit, për të plagosurit dhe për familjet.

Zoti bekoftë këtë popull që e dua aq shumë”, tha Papa.

© Panoramaplus.al