15 Janar, 2024

“Kanë martesë me kontratë”- Roza Lati nxjerr të “fshehtat” e çiftit të njohur të showbizit shqiptar: Secili bën jetën e vet dhe…


Roza Lati mbrëmjen e djeshme ka shokuar të gjithë me një deklaratë teksa po bisedonte me banorët në “Big Brother VIP Albania”.

Moderatorja tha që njeh një çift të shoëbizit shqiptar që kanë një martesë me “kontratë” dhe secili bën jetën e vet jashtë shtetin, teksa shtoi se kur kthehen në shtëpi tek fëmija, kanë një sjellje të respektuar dhe ata e kanë ndarë që do të pleqërojnë bashkë.

“Njoh një çift që kanë bërë një kontratë martesore, janë bashkë dhe secili ka jetën e tij. Secili ikën jashtë shtetit dhe bëjnë jetët e tyre dhe këtu mund të mendoni çfarë të doni. Kur kthehen në shtëpi tek fëmija, kanë një sjellje të respektuar, flenë me një shtrat dhe e kanë ndarë që do të pleqërojnë bashkë. Kanë fëmijën më me edukatë, fëmijën më të qetë, fëmijën më të shtruar dhe më të mbarë. Ky është rast dhe fakt konkret, janë dy çifte që unë kur i kam parë kam bërë analizën.”- deklaroi Roza duke mos treguar emrat e personazheve në fjalë.

© Panoramaplus.al