23 Mars, 2021

Kanë kaluar një natë “të zjarrtë’’/ Mbape di të “shënojë” dhe jashtë fushe, ja kush është bukuroshja italiane që i ka fituar zemrën


Sipas zërave të fundit në mediat rozë, sulmuesi i PSG-s, Kilian Mbape po kalon një histori dashuri me modelen e njohur italiane, Marialuiza Jakobelli, e bija e gazetarit të njohur italian, Ksavier Jakobelli.

Sipas revistës “Oggi”, modelja dhe sulmuesi i PSG-s janë takuar në një nga hotelet e njohura më pesë yje në Paris, dhe kanë kaluar një natë “të zjarrtë’’ nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Lajmin e kanë konfirmuar dhe disa persona te njohur të çiftit të cilët kanë pohuar takimin e tyre dhe historinë e dashurisë që po kalojnë.

PANORAMASPORT.AL

mbapee

© Panoramaplus.al