Një vajzë bionde australiane e cilësuar si kamionistja më seksi fiton 63,000 dollarë në vit falë llogarisë së saj në OnlyFans.

Blayze Williams, nga Adelaide, ka marrë vëmendjen e njerëzve nga gjithë bota teksa është ulur pas timonit të disa prej kamionëve më të mëdhenj të globit, por është bërë po ashtu pjesë e OnlyFans në vitin 2020. 29-vjeçarja është kundërpërgjigjur pasi mori komente negative rreth trupit të saj nga njerëzit.
“Para se të filloja OnlyFans, ndihihesha sikur më admironin shumë më tepër, por tani po marr shumë komente urrejtjeje dhe turpëruese nga njerëzit që supozojnë se jam prostitutë. Unë shes fotografi dhe video për njerëzit që janë të interesuar t’i shohin. Unë në fakt nuk jam duke fjetur me dikë apo duke kryer akte seksuale, por edhe nëse e bëj, pse duhet të ketë rëndësi? Unë jam një shofere kamioni e shkëlqyer dhe jam e mirë në punën time, prandaj e kam bërë atë për një dekadë. Por kam marrë komente të tilla negative, shumicën e kohës nga femra të tjera, të cilat më thonë se nuk duhet të jem shofere kamioni dhe se nuk mund të jesh seksi dhe të ngasësh kamionë. Madje ka pasur njerëz që më thonë se nuk duan që unë t’i përfaqësoj ata. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë.“-është shprehur ajo.

Më tej ajo u shpreh se është pjesë e aplikacionit për të rritur për të marrë të ardhura dhe shprehu keqardhjen që pjesa më e madhe e komenteve negative i merr nga vajzat.
“Marrja e të ardhurave të OnlyFans do të thotë që unë jam në gjendje t’i shijoj ato dhe më jep më shumë liri për të marrë frymë. Unë marr shumë komente negative për shkak të pamjes sime. Sinqerisht, shumica e tyre vjen nga gratë, gjë që është shumë zhgënjyese. Gratë duhet të mbështesin njëra-tjetrën . Ne të gjithë meritojmë të respektohemi për atë që jemi.”
Blayze u bë e famshme në vitin 2018, pasi u quajt si kamionistja më e seksi. Por për shkak të komplikimeve të vazhdueshme si thyerja e këmbës në vitin 2018, ajo u detyrua të ndalonte drejtimin e kamionëve në shkurt 2020 për t’u fokusuar në rikuperimin e saj. Pa të ardhura të qëndrueshme, Blayze tha se nuk e kishte idenë se si do të mbijetonte – derisa shoqja e saj e famshme, Heidi Lavon, i sugjeroi asaj të provonte OnlyFans pasi pati sukses të madh me faqen. Që atëherë ajo ka fituar nga 4,000 deri në 6,300 dollarë në muaj duke u shitur fansave të saj fotografi seksi.

Blayze, që dikur fitonte 34,000 dollarë në vit nga puna si shofere, tha: “Unë ngisja kamionë 10-13 orë në ditë, por më pas theva këmbën dhe duhej të pushoja për 1 vit e gjysmë. Kam komplikime të vazhdueshme në këmbë. Më duhej të ndaloja së punuari dhe po arrija në pikën financiare ku nuk e dija se çfarë do të ndodhte. Më pas po flisja me shoqen time Heidi Lavon, e cila është një personalitet i famshëm në internet tani, dhe ajo më sugjeroi ta bëja.”
Pavarësisht fitimeve të majme të parave nga OnlyFans, Blayze tha se kurrë nuk mund të hiqte dorë nga drejtimi i kamionëve dhe se është ende shumë e apasionuar pas saj.


