28 Janar, 2021

“Kamerat e sigurisë u fikën dhe…”- Theu rregullat e Covid-19, dalin detaje të reja rreth skandalit në 30-vjetorin e lindjes së Rita Orës


Lajmi se Rita Ora organizoi një festë ditëlindjeje me 30 të ftuar në kohë pandemie, bëri bujë në media.

rita ora (6)

Festa e organizuar në “Casa Cruy”, i kushtoi këngëtares shqiptare një ndjesë publike, si dhe marrjen e çmimit “Sjellja më e keqe e vitit”.

rita ora (7)

Së fundmi, të tjera detaje në lidhje me mbrëmjen e  bujshme kanë dalë në dritë, raporton “The Sun”.

Mësohet se stafi i këngëtares me famë botërore i ofroi restorantit në fjalë plot 6 mijë e 800 dollarë për të thyer rregullat e Covid-19.

rita ora (1)

Po ashtu, kamerat e sigurisë u fikën menjëherë sapo të ftuarit mbërritën mbrëmjen e 28 nëntorit, gjatë mbylljes së dytë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas policisë, kamerat në fjalë rindezën dhe u formatuan dy ditë më pas, duke mos lënë asnjë gjurmë të imazheve të muajit të shkuar.

rita ora (2)

Në dëshminë e dhënë nga ana e pronarit, Scottie Bhattarai, mësohet se dikush e telefonoi në celularin e tij personal diku rreth orës 5 e 30 të pasdites.

rita ora (8)
Pronari i “Casa Cruy”

Ai tregoi se personi në fjalë, pjesë e stafit të Ritës, kërkonte një vend ku mund të pihej. Sipas tij, marrëveshja ishte vetëm për shtatë persona, por kur ora shkoi 21:00, kishin mbërritur plot 20 vetë, përfshirë modelen Cara delvigne, motrën e saj, Poppy, e shumë të tjerë.

rita ora (9)

Policia u telefonua në mesnatë, çka solli edhe ndërhyrjen e efektivëve dhe përfundimin e festës. Fill pas publikimit të skandalit nga “The Sun”, Rita pranoi të paguante gjobën prej 10 mijë paundësh.

rita ora (4)

rita ora (10) rita ora (12) rita ora (11)

© Panoramaplus.al