Reperi i njohur afrikan Cliqme u bë i njohur për publikun shqiptar me bashkëpunimin që pati me Capital T. Ai i ka kushtuar një këngë Shqipërisë me rastin e festave të 28-29 nëntorit. Kënga që mban titullin ‘Pavarësia’ do të vijë në gjuhën shqipe.

Në videoklip Cliqme shfaqet në një klasë duke thënë:

“Mos më thoni që s’më takon të flas për shqiptari, se jam i ‘kaftë’, jo bash i zi. Me rëndësi është çfarë kam brenda zemrës, s’ka rëndësi ngjyra e lëkurës. Këngën ja u kam kushtuar se kam shumë respekt për ju”, shprehet reperi.

