11 Shkurt, 2021

“Kam që kur kam hapur sytë që qesh e tallem”- Alban Ramosaj merr ftesë nga ky program i njohur për dashurinë në Spanjë! Ja reagimi i tij (Video)


Alban Ramosaj ka treguar pak orë më parë se ka marrë një ftesë për t’u bërë pjesë e një programi “dating” në Spanjë.

alban ramosaj (1)

Ai ka publikuar në Instastory-n e tij mesazhin që i ka dërguar stafi i programit, i titulluar “Mujeres y Hombres”.

alban ramosaj (6)

Na pëlqeu profili juaj dhe vendosëm të të kontaktonim. Ne po kërkojmë për djem dhe vajza të ngjashëm me profilin tënd. Nëse je beqar, nëse je në moshën e duhur, nëse do të përjetosh një eksperiencë dhe të njohësh një nga vajzat tona, kjo është koha.

alban ramosaj (5)

Nëse doni më shumë informacion, na lini të dhënat tuaja për t’ju telefonuar dhe informuar (emri i plotë, mosha, qyteti, numri i telefonit dhe adresa e email-it). Faleminderit dhe ndjesë për shqetësimin”,- shkruhej në mesazhin që i është dërguar këngëtarit.

alban ramosaj

Duke mos pasur informacione për këtë emision, Albani i është futur kërkimit dhe ka parë disa video të publikuara në YouTube për të kuptuar se si funksionon.

alban ramosaj (8)

Tani u bëka fjalë për këtë emisionin ‘dating’… Kam që kur kam hapur sytë që qesh e tallem, saqë mendoj të shkoj me të vërtetë e të bëhem i famshëm pa arsye. Shih çfarë drame bëhet këtej mo”,- shkroi Ramosaj krahas një fotoje të publikuar në Instastory, në sfond të së cilës duket një video e këtij programi.

maluma (6)

Mirëpo, pasi ka kërkuar pak më shumë, ai ka zbuluar se pjesë e këtij “reality show” ka qenë edhe këngëtari me famë botërore, Maluma.

alban ramosaj (4)

Shi, shi, tallem unë po nga këtu paska dalë dhe Maluma Bejbi”, vazhdoi me komentet Albani.

E vërteta është se ai nuk ka qenë një konkurrent si të tjerët në atë video, por thjesht një i ftuar.

Ai publikoi edhe një video në sfondin e së cilës dëgjohej kënga e Dafina Zeqirit dhe Yll Limanit, “Mos shko”, krahas së cilës me shaka shkruante: “Si përfundim, të shkoj apo jo?”

© Panoramaplus.al