Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë teknike, Dritan Demiraj, ka reaguar pas publikimit të lajmeve të përplasjes fizike mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij, Elia Zaharia, ngjarje e ndodhur më 5 mars.

Ish-ministri shprehet se ka pasur privilegjin të punojë më shumë se 5 vite në familjen mbretërore, duke shtuar se ka drejtuar personalisht përgatitjen e tij në shumë disiplina.
“Princi me shume perkushtim stervitej çdo dite nga 5 ore per te kaluar me sukses nje nga Akademite Ushtarake me te mira dhe te veshtira ne bote ‘Royal Military Academy Sandhurst, te cilen na beri krenar pasi e perfundoi me shume sukses”, thekon ai.
“Me Princ Leken kam miqesi te ngushte familjare per me shume 22 vite. Gjithashtu kam patur privilegjin qe te punoj ngushte me shume se 5 vjet ne familjen mbreterore.
Gjate ketyre viteve kam drejtuar personalisht pergatitjen e tij ne shume disiplina. Per tre vite me radhe Princi me shume perkushtim stervitej çdo dite nga 5 ore per te kaluar me sukses nje nga Akademite Ushtarake me te mira dhe te veshtira ne bote ‘Royal Military Academy Sandhurst, te cilen na beri krenar pasi e perfundoi me shume sukses.
Tek Princ Leka krejt ndryshe nga shume te njohur te tjere kam pare nje djale super te edukuar dhe te mençur.
© Panoramaplus.al
