Këngëtarja e njohur Soni Malaj, si rrallë herë ka rrëfyer jetën e saj pa partner.Ditën e djeshme ajo ka qënë e ftuar në programin “Pushime on Top” ku ka folur gjatë për jetën e saj duke e quajtur këtë përiudhë si “stinën më të bukur të jetës”.

E pyetur nëse ja ndjen mungesën një partneri Soni tha: “ “Unë kam bërë të mundur që jeta ime të jetë e plotësuar edhe vetëm, por unë nuk jam vetëm kam një familje të mrekullueshme, kam vajzën. Njeriu nuk është vetëm se është Zoti. Unë në jetën time gjithmonë kam pasur qëllim të ndjek ëndrrat e mia, punën time, jo të ndjek çunat, nuk e kam pasur”, duke shtuar se fansat burra që ka, janë shumë të sjellshëm.

Ndër të tjera këngëtarja tha se njeriu ka lindur vetëm duhet të mësojë të jetë i lumtur edhe vetëm. Me këto përgjigje ajo na la të kuptojmë se nuk e shihte shumë të nevojshëm praninë e një partneri në jetën e saj.

Ajo foli gjithashtu dhe për projektet e reja të cilat priten të lançohen së shpejti. Sipas Sonit kjo ishte një ndër verat më të bukura që po kalonte pasi kishte shkuar me pushime me vajzën, nuk e shqetësonte më stresi i xhirimeve për klipet e reja.

Pas gjithë këtyre Soni nuk nguroi të na tregojë edhe sekretin e bukurisë së saj, si një nga femrat më sharmante të estradës shqiptare ajo tha se njeriu pasqyron jashtë atë çka është në të vërtët brenda.
Kujtojmë që para dy vitesh Soni i dha fund marrëdhënies 6-vjeçare të dashurisë me biznesmenin Klevi, me të cilin në vitin 2017 u përfol se u bë ortake e një biznesi, ndërsa vite më vonë nisi bashkëjetesën në Tiranë.

Këtë e bëri të ditur vetë ajo në një intervistë me Ardit Gjebrean, ku i rrëfeu faktin se kishte nisur bashkëjetesën me biznesmenin, duke e çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.
Duke e konsideruar djalin nga Vlora si shpirtin e saj binjak, ky rrëfim i saj vinte pas disa viteve që ata shiheshin kudo bashkë, pasi Klevi e shoqëronte ngado këngëtaren, në eventet apo garat ku ajo merrte pjesë.
Mirëpo dyshja nuk zgjati shumë bashkë dhe i dhanë fund lidhjes së tyre pa dhënë detajet e shkaqeve që e sollën ish-çiftin të merrte këtë vendim.


