8 Janar, 2024

“Kam pasur OnlyFans”- Këngëtarja e njohur shqiptare zbulon shumën marramendëse që ka fituar nga faqja për të rritur


Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP Kosova” ka qenë në qendër të vëmendjes së medias rozë për shkak të deklaratave që shpesh herë ajo bën.

Së fundmi teksa po bisedonte me Santiana Malokun artistja ka treguar që vite më parë ka pasur hapur një llogari “OnlyFans”.

Linda tha që ka marrë shuma marramendëse nga kjo punë, ndërsa tregoi se ka pasur raste kur ka marrë edhe 10 mijë euro në muaj.

“Njerëzit paguajnë dhe ajo është aftësi zemër. Unë marr 10 mijë euro në muaj vetëm duke bërë atë, kështu që edhe ti mund të bësh të njëjtën gjë. Përdor çfarë ke për të marrë atë që dëshiron.”– tha ajo.

© Panoramaplus.al