Ditën e djeshme, Soni Malaj bëri një rrëfim shumë të sinqertë rreth jetës së saj private.

Këngëtarja ishte e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh”, ku foli edhe për marrëdhënien që ka me partnerin, Klevin.

Ndër të tjera, Soni u pyet edhe për divorcin me balerinin italian. Këngëtarja tregoi se martesa me të nuk ishte bërë për të marrë pasaportën italiane.

Vetëm vajza e saj e kishte këtë pasaportë, ndërsa ajo vetë nuk kishte as letrat italiane.

“Njerëzit kanë shumë ideale patriotike që më duken patetike tani. Nuk ka pasur tradhti, janë disa gjëra të tjera që thellë-thellë janë më të mëdha,”- tha Malaj.

Soni tregoi se me Mirkon ka një raport të mirë, që si fillim është krijuar për shkak të vajzës së tyre, Anës, por tashmë po përpiqen të krijojnë një marrëdhënie sa më korrekte, sepse duan apo nuk duan, do të jenë gjithnjë pjesë e njëri-tjetrit.

Ndërsa, për marrëdhënien me djalin nga Vlora, Klevin, Soni tregoi se ka 6 vite e lidhur me të dhe se prej një viti bashkëjetojnë.

“Me Klevin kemi 6 vite bashkë. E kemi marrë ngadalë marrëdhënien dhe pas 5 viteve ne vendosëm të bashkëjetonim. Bashkëjetojmë prej më shume se një viti.
Ajo çfarë vlerësoj tek Klevi është se më ka pranuar me diferencat e mia, me të mirat e të këqijat dhe unë prapë i dukem e mrekullueshme dhe kjo më pëlqen shumë.

Klevi vlerëson femrat që ja dalin vetë në jetë, që nuk kanë nevojë për një mashkull për t’i shtruar rrugën. Ai ka vlerësuar tek unë pavarësinë, karakterin”,- u shpreh Soni.

“Është përfundimisht shpirti im binjak, pavarësisht se është nga Vlora,”- shtoi këngëtarja duke qeshur.
© Panoramaplus.al
