Ylli televiziv, Kim Kardashian duket se po ecën para me jetën e saj sentimentale pasi ka treguar se po përgatitet të bashkëjetojë me të dashurin e saj të cilit nuk ja ka zbuluar identitetin.
Edhe pse burri fatlum mbetet misterioz, Kardashian theksoi se “do t’i bëj atij pak vend në dollapin e saj”.
Bukuroshja është shprehur në puntadën e serialit The Kardashians” se ka arritur në një fazë të jetës që “ka nevojë për dashuri dhe kujdes.”
Madje ajo përmendi dhe një deklaratë të saj në të cilën kishte thënë se nuk dëshironte një romancë dashurie, duke theksuar se thjesht kishte gënjyer.
“Thashë se kisha ndërmend të isha e lirë, por gënjeva plotësisht. Nuk dua të takohem dhe nuk dua dashuri dhe vëmendje? Nuk besoj se më njihni , tha Kim Kardashian.
Ndër të tjera ajo la të kuptohet se kjo është një marrëdhënie të cilën po e merr seriozisht pasi u shpreh se po bën rregullime në shtëpinë e saj për hir të partnerit.
“Unë po mendoj të bëj një shtesë në shtëpinë, diku që ai të ndërtojë dollapin e tij,” vuri në dukje ajo.
Pavarësisht se në gusht 2024, Kim Kardashian tha në një intervistë me Jimmy Fallon se “nuk po kërkon një takim në këtë moment”, duket se gjërat po ndryshojnë. Marrëdhënia e fundit publike e yllit ishte me Pete Davidson, me të cilin u takua nga vjeshta e 2021 deri në verën e 2022.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al