Opinionistët e çdo programi televiziv kanë qenë gjithnjë të komentuar. Por, dy opinionistët e “Big Brother VIP” Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku janë përballur padyshim me shumë komente. Pas super impaktit që ky format pati në vendin tonë, presioni por edhe përgjegjësia tek ta ka qenë shumë e madhe.

Megjithatë, i dëgjojmë mendimet e tyre në çdo spektakël, të gjithë duam të dimë nëse opinioni i tyre është i njëjtë me atë që thonë gjatë spektaklit edhe në realitet. I ftuar në “Top Albania Radio”, Arbri tregoi se çfarë ndjesish ka përjetuar nga kjo eksperiencë, duke nisur që nga fillimi e deri tani.
“Në fakt ditët e para, te tre Prime-t e para ishin pak të vështira se kam qenë duke pritur që brenda në shtëpi të prodhoheshin situata të ndryshme dhe më pas të jepja mendim, por më pas situata ndryshoi dhe tani pas një farë kohe, ndihem mirë dhe mendoj që do ja ndjej mungesën. Pjesa më e madhe e situatave kanë qenë të natyrshme. Kur ka patur diskutime të veshtira që nuk i shmangesh dot ‘Big Brother’, ajo që ka më shumë rëndësi për mua është që mos ti hyj askujt në hak, ti japi dikujt atë që meriton edhe pse mund të merzis dikë tjetër.”-tha ai.
Megjithatë, Arbëri tregoi se nuk ka patur shumë komente negative përveçse një herë kur u përballë me një sulm të organizuar profilesh fallco. I pyetur rreth banorit të preferuar dhe nëse ka dhënë ndonjë opinion për të cilin është penduar, ai tha:
“Unë e kam mësuar veten gjatë gjithë kësaj kohe të kem rezervat e mia për të gjithë banorët. Jam munduar që të analizoj ftohtë. Nuk kam një të preferuar, madje kur po lexoja ca komente një pjesë thonte ti mbështet këtë, një tjetër ti mbështet atë. Po jam penduar për diçka, po do ta them te Prime i fundit.”
© Panoramaplus.al
