20 Maj, 2026

“Kam lodhje nga ilaçet”, Kim Kardashian rrëfen rutinën ekstreme: Marr 35 suplemente në ditë


Modelja dhe sipërmarrësja Kim Kardashian ka habitur fansat me deklaratën e saj më të fundit për shëndetin dhe rutinën e përditshme. Ajo ka treguar se konsumon plot 35 suplemente në ditë, por ka pranuar se ndihet e lodhur nga përdorimi i vazhdueshëm i tyre.

Në një intervistë, Kim shpjegoi se përpiqet të kujdeset maksimalisht për organizmin, lëkurën dhe energjinë fizike, por rutina është bërë tepër e rëndë për të.

“Kam lodhje nga ilaçet”, është shprehur ajo, duke lënë të kuptohet se sasia e madhe e suplementeve po ndikon edhe psikologjikisht në jetën e saj të përditshme.

Sipas saj, suplementet përfshijnë vitamina, minerale dhe produkte të ndryshme për mirëqenie, të cilat i përdor për të ruajtur energjinë dhe pamjen fizike. Megjithatë, Kardashian pranoi se ndonjëherë ndihet e mbingarkuar nga rutina strikte që ndjek çdo ditë.

Rrëfimi i saj ka ndezur debat në rrjet, ku shumë ndjekës kanë komentuar mbi presionin që figurat publike ndjejnë për të ruajtur perfeksionin fizik dhe stilin e jetesës.

© Panoramaplus.al