Gazetara Aulona Musta teksa ka qenë e ftuar në një intervistë ka ndarë për herë të parë në histori të saj mjaft personale. 
Ajo u shpreh se kur ka qenë e vogël ka kaluar një sëmundje shumë të rëndë dhe thekson asaj kohe të vështirë për të, ka qenë pikërisht gjyshja ajo që i shkonte çdo mbrëmje tek spitali, i qëndronte tek koka e krevatit dhe i dha dashurinë e kurajën që t’ia dilte mbanë.
“Kur kam qenë e vogël kam kaluar një sëmundje të rëndë, goxha të rëndë, ku mjekët i kanë thënë mamit tim që është mrekulli që Aulona është në jetë dhe për një muaj, një muaj e pak kam ndenjur në spital. Çdo darkë nëna vinte atje që rrinte me mua që të mos isha vetëm. Sot e kësaj dite kam atë imazhin e saj që e shikoja kur isha e shtrirë dhe ajo futej tej dera dhe sot ajo që nuk jeton më, u bënë shumë vite, ia ndiej mungesën në mënyrë të jashtëzakonshme. Kam fatin e madh që kam ende në jetë nënën tjetër, gjyshen nga ana e babit të cilën e dua dhe e përshëndes shumë. Ajo ka jetuar larg, ka qenë në Vlorë prandaj nuk kemi qenë gjatë gjithë kohës. Por, dua t’u them fëmijëve që jeni me fat që keni gjyshërit në jetën tuaj dhe është dhurata më e bukur,” u shpreh Aulona me sytë e përlotur “Në kurthin e Piter Pan”.

