3 Prill, 2020

“Kam hequr dorë nga alkooli dhe duhani”- Dua Lipa merr vendimin dhe tregon arsyen: Nuk dua që …


Dua Lipa njihet si një vajzë që i ka shumë qejf festat, por këngëtarja me origjinë shqiptare ka hequr dorë nga kjo jetë jo vetëm për shkak të izolimit.

Dua, e cila vetëm pak ditë më parë solli albumin e saj të dytë Future Nostalgia, tha se ka hequr dorë nga duhani për të mbrojtur zërin e saj mahnitës, që i siguron miliona fitime.

Gjithashtu këngëtarja zbuloi se nuk pi më as alkool.

“Kam hequr dorë nga alkooli dhe duhani, madje edhe kur jam në turne,”– u shpreh ajo.

Dua anuloi edhe turneun e saj për shkak të koronavirusit, por kjo nuk e ndaloi të publikonte albumin që rezultoi shumë i suksesshëm.

“Te gjithë duhet të jemi të sigurtë. Turneu në Britani dhe Evropë do mbahet në vitin 2021. Ai do jetë viti ynë dhe pse mendova se do ishte 2020.”

Albumi i saj i dytë është në një ‘betejë’ për të zënë vendin e parë në tabelat e muzikës.

© Panoramaplus.al