20 Shkurt, 2020

“Kam gjetur dashurinë e jetës sime”- Young Zerka flet për lidhjen me Ronela Hajatin: Jemi prej 5 vitesh bashkë


Prej shumë vitesh përflitet për një lidhje me Young Zerkës dhe Ronela Hajatit. Por çifti nuk e ka konfirmuar asnjëherë publikisht. Ata gjithmonë i shmangen pyetjeve rreth njëri-tjetrit në intervista.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora, ai u pyet se si po shkon marrëdhënia me Ronelën dhe këngëtari u përgjigj: “Shumë mirë shyqyr Zotit. Në muzikë po kemi shumë vite bashkë, diku afërsisht 5 vite.”

Ndërsa pyetjen se si po shkon lidhja në çift me Hajatin, Zerka e komentoi: “Si çift? Në ç’kuptim si çift?”

Këngëtari foli edhe për planet për krijimin e një familje duke thënë se në të ardhmen e mendon veten të martuar duke e konsideruar një bekim.

“Patjetër që e mendoj veten të martuar. Vjen një kohë që njeriu do të krijojë familje. Nuk është turp. Për mua është bekim,”- tha ai.

E ke gjetur dashurinë e jetës?

“Edhe mundet,”-u përgjigj Zerka.

Ndërsa rrëfeu edhe përse nuk e ka bërë publike lidhjen me Ronelën.

“Këtu në Shqipëri është më pak e theksuar, të bëjnë shumë pyetje ‘jo po kush e bën kafen e mëngjesit’. Më kupton?”– u shpreh ai.

© Panoramaplus.al