28 Shkurt, 2024

“Kam flirtuar me një polic”/ Ish e fejuara e futbollistit shqiptar habit me deklaratën: Më ndihmoi me një çështje dhe…


Ish e fejuara e futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha Vesa Vllasaliu së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Shok Podcast”, ku ndër të tjera ka folur rreth jetës së saj personale.

Ajo ka treguar se një polic ka flirtuar me të në rrjetet sociale, pasi ai e ndihmoi që të zgjidhte një çështje problematike me kojshinë e saj.

Unë kam shumë dëshirë që kur t’më ndalojnë policia ti ngacmoj. Më ka rënë rasti që e kam telefonuar shumë herë policinë sepse kojshia më zinte parkingun me makinën e tij dhe thirra policinë. Ka qenë një rast që më ka shkruajtur ‘a është i parkuar akoma kojshia’. Policia këtu në Gjilan më ngacmonin gjithmonë.”- tha ajo.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa ka treguar historinë e saj me ish-partnerin, i cili sipas modeles e ka tradhtuar atë me shoqen e saj të ngushtë, Edona e cila tashmë është bashkëshortja e ti.

 

© Panoramaplus.al