10 Shkurt, 2021

“Kam fëmijë me burra të ndryshëm, por…”- Belen Rodriguez konfirmon shtatzëninë, pozon me barkun e rrumbullakosur


Modelja Belen Rodriguez ka konfirmuar lajmin se është shtatzënë dhe se po bëhet nënë për herë të dytë.

belen rodriguez (3)

Bashkë me partnerin, Antonio Spinalbese, e zbuluan këtë teksa pozonin për kopertinën e revistës italiane “Chi”, shkruan “Tips fot Womans”.

belen rodriguez (7)

Ishte dashuri me shikim të parë. Sapo e pashë mendova që është shumë i bukur dhe ja thash këtë”,- tregoi Belen për partnerin, stilistin e flokëve.

belen rodriguez (5)

Puthjen e parë çifti e shkëmbeu pak ditë pas njohjes dhe Belen e kujton atë moment si më të sikletshmin, duke theksuar se ndihej si gjimnaziste.

Ndërkohë, shtoi se është shumë e lumtur që ka zgjedhur një njeri të thjeshtë si partneri i saj.

belen rodriguez (6)

Nuk ka rëndësi fare fakti që ai fiton më pak para se unë”, ka deklaruar ajo.

Edhe pse vendimin për t’u bërë prindër e morën 4 muaj pas njohjes, për asnjërin prej të dyve ky nuk është problem.

belen rodriguez (1)

Realiteti është që unë kam fëmijë me burra të ndryshëm, por ky nuk është problem. Jam e lumtur. Pas dështimit me martesën time më në fund gjeta fuqinë të jetoj sërish”,- tha Rodriguez gjatë intervistës.

© Panoramaplus.al