17 Janar, 2024

“Kam ecur për herë të parë në moshën 5-vjeçare”- Konkurentja e “Big Brother VIP” rrëfen historinë e trishtë: Më kishin bërë magji, familja më futi në një thes…


Mbrëmjen e djeshme konkurentja e “Big Brother VIP Kosova”, Edona James është zhytur në kujtime teksa ndau me banorët një ndër historitë e trishta të fëmijërisë së saj.

Transgjinorja tha se ka ecur për herë të parë në moshën 5-vjeçare pasi familja e saj e kanë çuar tek hoxha dhe ai ia ka hequr magjinë e zezë që i kishin bërë.

“Kur kam qenë e vogël më kanë çuar te hoxha, derisa jam shëndoshur. Më kanë bërë sehire 100 për qind, kam qenë shumë fëmijë i mirë”, ka treguar Edona e cila më parë ka qenë mashkull.

Edona u shpreh se familja e saj i janë nënshtruar një sërë ritualesh vetëm që t’ia largonin asaj “magjinë e zezë”, ku një ndër to ishte ta fusinin në një thes papatesh.

“Më kanë futur në thes të patateve”, u shpreh transgjinorja.

© Panoramaplus.al